KQZ zëvendëson deputetët
Prishtinë, 7 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.
Nga subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE! rekomandohet që:
â¦Â Enver Haliti të zëvëndësojë Albin Kurtin;
â¦Â Alban Hyseni të zëvendësojë Glauk Konjufcën;
â¦Â Arta Bajralija të zëvëndësojë Albulena Haxhiun;
â¦Â Fitim Haziri të zëvëndësojë Arben Vitia dhe
â¦Â Eman Rrahmani të zëvëndësojë Haki Abazin.
Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që:
â¦Â Hatim Baxhaku të zëvëndësojë Anton Qunin;
â¦Â Fidan Rekaliu të zëvëndësojë Lumir Abdixhikun;
â¦Â Xhavit Uka të zëvëndësojë Avdullah Hotin;
â¦Â Besa Gaxherri të zëvëndësojë Hykemete Bajramin dhe
â¦Â Shkumbin Gashi të zëvëndësojë Besian Mustafën.
Nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka rekomandohet që:
â¦Â Zikreta Aliti të zëvëndësojë Emilija Redžepi.