KQZ zëvendëson deputetet
Prishtinë, 17 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në fillim të mbledhjes, kryetarja Daka në emër të KQZ-së uroi mirëseardhje për anëtarët e rinj, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli, të cilëve u dëshiroi sukses në angazhimin e tyre si anëtarë të KQZ-së.
Në vazhdim të mbledhjes, në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë sipas listave të Subjekteve Politike përkatëse për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershort 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon që:
· Nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës, të bëhen këto zëvendësime:
o Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
o Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
o Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin;
o Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
o Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.
· Nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, të bëhen këto zëvendësime:
o Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
o Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
o Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
o Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
o Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.
· Nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, të bëhet ky zëvendësim:
o Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun.
· Nga Subjekti Politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), të bëhet ky zëvendësim:
o Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.
· Nga Subjekti Politik Koalicija VAKAT të bëhet ky zëvendësim:
o Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, pas shqyrtimit të disa kërkesave të Kuvendeve të ndryshme Komunale, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve si në vijim:
o Kuvendi Komunal në Skënderaj:
Shpresa Gashi zëvendëson Donjeta Bytyçin (Partia Demokratike e Kosovës).
o Kuvendi Komunal në Prizren:
Naser Berisha zëvendëson Masar Shalën (Partia Demokratike e Kosovës);
Skender Susuri zëvendëson Osman Hajdarin (Bashkimi Demokratik).
o Kuvendi Komunal në Drenas:
Jetullah Nishori zëvendëson Ferki Karaxhën (Iniciativa Qytetare për Drenasin);
Elmi Shala zëvendëson Arsim Ahmetin (Partia Demokratike e Kosovës).
o Kuvendi Komunal në Kaçanik:
Ramadan Dema zëvendëson Ilaz Cekën (Partia Demokratike e Kosovës).
o Kuvendi Komunal në Shtime:
Visar Shabani zëvendëson Nazmi Iballin (Partia Demokratike e Kosovës).
o Kuvendi Komunal në Gjakovë:
Mimoza Shala zëvendëson Arbërije Nagavcin (Lëvizja Vetëvendosje).