22 Janar 2025

KQZ vëshgoi zgjedhjet në Bullgari dhe Poloni

Prishtinë, 26 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Poloni dhe në Bullgari për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve në këto dy shtete që u zhvillua dje.

Fillimisht, një delegacion i KQZ-së, në përbërje të anëtarëve Betim Gjoshi, Ilir Gashi, Florian Dushi, Binak Vishaj, Ergit Qeli dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, po qëndrojnë në Bullgari me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të këtij shteti.

Gjatë ditës së diele, delegacioni i KQZ-së është pritur në takim nga kryetarja e KQZ-së së Bullgarisë, znj. Ivilina Aleksieva dhe anëtarët e këtij komisioni.

Në këtë takim, kryesuesi i delegacionit të KQZ-së, Betim Gjoshi falënderoi për ftesën dhe shprehu gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen ndërmjet dy institucioneve.

Vlen të përmendet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Bullgarisë në këto zgjedhje, ka përshtatur Fletëvotimin e Zgjedhjeve për Këshillat Komunal duke e marrë si model Fletëvotimin nga Zgjedhjet për Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës.
 
Nga vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Poloni

Po ashtu, një delegacion tjetër i KQZ-së, në përbërje të anëtarëve Adnan Rrustemi, Eshref Vishi, Nenad Rikalo dhe Bajram Ljatifi po qëndrojnë në Poloni me ftesë të Komisionit Nacional Zgjedhor për të vëzhguar zgjedhjet.

Delegacioni i KQZ-së së bashku me delegacionet nga Lituania, Letonia, Rumania dhe Tajlanda, janë pritur në takim të përbashkët nga kryetari i Komisionit Nacional Zgjedhor të Polonisë, z. Wojciech Hermelinski.

Gjatë këtij takimi, në emër të KQZ-së së Republikës së Kosovës, falënderoi për ftesën anëtari Bajram Ljatifi dhe vlerësoi se kjo është një mundësi e mirë për të parë nga afër praktikat zgjedhore të Polonisë. Në këtë takim, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Europian.
 
Gjatë ditës së zgjedhjeve, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin prezent në disa qendra votimit për të parë nga afër përgatitjet, procesin e votimit si dhe procesin e numërimit të votave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)