15 Janar 2025

KQZ vendos për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Prishtinë, 15 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti sot mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. 

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se arsyeja pse këto kuti i kanë dërguar në rivotim është nga mungesa e nënshkrimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mos përputhja me formularët e rezultateve, mungesa e librave të votimit, mungesa e listës së votuesve, ndërrimi i shiritave të sigurisë etj.

Ndërsa Sekretariati i KQZ-së Enis Halimi tha se për shkak se numri i vendvotimeve të dyshishta në Karantinë është i madh dhe se  nuk mund të dihet numri i saktë i zarfeve të fletëvotimeve me kusht.

Ai tha se gjatë pranimit të  materialit të ndjeshëm një numër i  vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta për shkak se nuk janë respektuar procedurat e pranim dorëzimit në KKZ.

Po ashtu ai tha se mungon lista përfundimtare e votuesve, formulari i rezultateve të kandidatëve  dhe libri votimit.  Sipas Halimit votues të aprovuar me postë janë 5 mijë e 246.

“Numri i pakove të proceduara është 5 mijë e 949, numri I pakove të aprovuara është 5 mijë e 246 dhe numri I pakove të refuzuara është 703… për këtyre aktiviteteve ne po vazhdojmë t’i aprovojmë raportet nga terreni… dhe gjithashtu jemi duke proceduar edhe raportet përfundimtare në mënyrë që të kryejmë obligimet tona me kohë ndaj palëve që kanë qenë akterë në procesin zgjedhor”, theksoi Halimi.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të Zgjedhjeve Lokale të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan stafin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)