18 Janar 2025

KQZ vendos për rinumërim në 62 vendvotime

Prishtinë, 11 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që për 62 vendvotime në territorin e Kosovës të bëhet rinumërimi i votave.

Burim Ahmetaj, nga QNR-ja, tha se për shkak të ngatërrimit të rubrikave, ato fletëvotime nuk mund të pranohen si të rregullta dhe nevojitet një hetim shtesë.

Ahmetaj tha se gabime në fletëvotime ka pasur për kandidatët për kryetar komune, por edhe për kuvende komunale.

Sipas tij, probleme me disa kuti votimi ka pasur edhe me listat e votuesve, për të cilat ka kërkuar aprovimin e KQZ-së për hetim dhe mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar.

“Pas hetimit, tanimë rezulton se një pjesë e materialeve mungon. Çka është më e rëndësishme, mungon lista përfundimtare e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të procedohet me këto vendvotime. Gjatë pranimit nuk është pranuar ndonjë listë përfundimtare e votuesve, ndonjë formular i rezultateve, libri i votimit apo materiale të tjera që janë të ndjeshme”, tha Ahmetaj për të shtuar se edhe në votimet me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta ka pasur parregullsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)