21 Janar 2025

KQZ urdhëroi rinumërimin e 51 vendvotimeve

Prishtinë, 1 korrik - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 44-të për vitin 2014.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e subjekteve politike brenda subjektit politike dhe të gjitha fletëvotimet brenda kutisë së votimit, konform vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 30 qershor 2014.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë gjatë ditës së sotme (e martë) me rinumërimin e këtyre 51 vendvotimeve, 38 prej të cilave kanë të bëjnë vetëm për kandidatët përbrenda të njëjtit subjektit politik, kurse 13 të tjera të gjitha fletëvotimet brenda kutisë së votimit.  

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të ofrojë transparencë të plotë për vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, dhe lidhur me këtë është bërë informimi me kohë.

     Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se KQZ ka pranuar heqjen dorë nga mandati i deputetes të kandidates për deputete znj. Vlora Çitaku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)