KQZ, Sot vazhdon rinumërimi i votave
Prishtinë, 2 dhjetor - Në Prishtinë sot vazhdon rinumërimi i votave nga 40 për qind të vendvotimeve, pas dyshimeve për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Në Qendrën e Numërimit të Votave dhe Rezultateve (QNR) bëjnë të ditur se deri tani janë rinumëruar 543 vendvotime, ndërsa edhe 217 vendvotime të tjera kanë ngelur pa u numëruar.
Pas përmbylljes së këtij procesi, KQZ menjëherë pritet të komunikojë rezultatet e partive politike, duke mos përjashtuar edhe vendimin për përsëritjen e votimeve në komuna plotësuese.
Më 9 janar është vendosur përsëritja e votimeve në pesë komuna ku janë regjistruar parregullsi. KQZ njoftoi se për vëzhgimin e zgjedhjeve janë akredituar 1075 vëzhgues.