KQZ sot certifikon zgjedhjet e 3 nëntorit
Prishtinë, 11 nëntor - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka paralajmëruar se sot pasdite do ti certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit për kryetar të komunave.
Ndërsa në takimin e sotëm të paraditës, KQZ pritet të njoftojë opinionin me të dhënat e fundit për numërimin e votava nga Qendra e Numërimit.
Sipas koordinatorit të kësaj qendre Burim Ahmetaj, në 24 mijë votat e pa përfshira në rezultatin preliminar, 13 mijë ishin me kusht, 1 mijë nga persona me nevoja të veçanta dhe rreth 5 mijë vota të dërguara me postë.