KQZ shtyn afatin e regjistrimit të partive politike
Prishtinë, 12 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë u ka ofruar një afat shtesë, deri nga mesi i javës së ardhshme, partive që ende nuk kanë plotësuar listat dhe dokumentet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Mes 28 subjekteve dhe lëvizjeve qytetare nga radhët e komuniteteve që kanë paraqitur kërkesën për certifikim janë edhe 8 subjekte politike serbe.
Regjistrimi i tyre është bërë pavarësisht se Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet.
Nga ana e tij KQZ ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhjet në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun.
Afati i dorëzimit të listave përfundonte në mesnatë dhe partitë e mëdha pritën momentet e fundit për ti dorëzuar ato.