16 Janar 2025

KQZ shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve

Prishtinë, 2 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shënon për herë të pestë Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Me rastin e kësaj dite, KQZ-ja publikon dokumentin me titull “Zgjedhjet në Kosovë 2000 – 2014”.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka do të mbajë fjalë përshëndetëse si dhe do të prezantojë pjesë nga ky dokument.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë shpreh përkushtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar në realizimin e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore si institucion i pavarur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)