KQZ rikthen stemën e shtetit në fletëvotime
Prishtinë, 24 maj - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që në fletëvotimin për zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit të vendoset edhe stema e shtetit të Republikës së Kosovës e cila ishte hequr pas kërkesave të serbëve nga katër komunat veriore.
Gazeta Tribuna shkruan sot se anëtarët e KQZ-së i kanë paralajmëruar edhe mekanizmat ndërkombëtarë se këtë radhë nuk do të detyrohen të votojnë për heqjen e stemës.
Ne ua kemi bërë me dije të gjithëve se nëse hapet sërish çështja e heqjes së stemës, atëherë ne do të reagojmë madje dhe duke dhënë dorëheqje që të gjithë si anëtarë të KQZ-së, citohet të ketë thënë një burim për këtë gazetë.
/Tribuna/