19 Janar 2025

KQZ përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Prishtinë, 21 mars  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e shtatëmbëdhjetë (17) në vitin 2014, të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka. Fillimisht KQZ miratoi disa prej raporteve të mbledhjeve të kaluara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje.  

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ u pajtua parimisht për të punuar në drejtim të hartimit të një strategjie për vitet e ardhshme, si dhe miratoi zëvendësimin e tetë (8) anëtarëve të Kuvendeve Komunale të cilët vijnë nga radhët e subjekteve të ndryshme politike.
 
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013.

Po ashtu, KQZ miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike për shfuqizimin e pezullimit të një partie politike si dhe rekomandimin për gjobitjen e shtatë (7) subjekteve politike jo-parlamentare të cilat nuk kanë dorëzuar në afat ligjor raportin e shpnezimeve të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)