KQZ: PDK 32 për qind, LDK 24.7 për qind
Prishtinë, 10 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet preliminare për secilin subjekt politik, në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna.
Duke mos llogaritur vetëm Mitrovicën, qytet ky në të cilin votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK - 32.0 për qind, LDK 24.7 për qind, VV 12.6 për qind, AAK 11.2 për qind, AKR 7.3 për qind, LDD 2.2 për qind dhe FER 2.2 për qind.
Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara.
Më 23 janar, votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në krejt komunën e Mitrovicës.
Ky vendim pason atë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 qendra votimi në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive.