18 Janar 2025

KQZ, paraqiten 105 subjekte politike

Prishtinë, 5 shtator - Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit, janë paraqitur 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 inciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia - Oliver Ivanoviq”, Iniciative demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së KQZ-së për regjistrimin e partive.

Megjithqë Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës  më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që edhe mëtutje e kundërshtojnë daljen në zgjedhje.

Raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan \"JO zgjedhjeve\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)