15 Janar 2025

KQZ: PAN 34.6%, VV 26.5%, LAA 25.8%

Prishtinë, 12 qershor - Komisioni Qendror i zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e mbi 90 për qind të fletëvotimeve.

Sipas rezultateve të deritashme del se koalicioni  i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34.6 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.5 për qind, pastaj vjen koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.8 për qind të votave.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë.

Zgjedhjet në Kosovë janë vëzhguar nga më shumë se 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)