19 Janar 2025

KQZ nuk merret me zgjedhjet e Serbisë

Prishtinë, 10 mars - Zgjedhjet e përgjithshme serbe të dielën e ardhshme, përkatësisht më 16 mars, do të organizohen edhe në territorin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se për organizimin e tyre do të kujdeset OSBE-ja.

Në anën tjetër, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kanë deklaruar se nuk do të involvohen në procesin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë.

“Në këto zgjedhje është e involvuar vetëm OSBE-ja. KQZ-ja s’ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë e involvuar në to”, ka thënë për “Zërin”, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)