15 Janar 2025

KQZ njofton për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale

Prishtinë, 5 Shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Prandaj, KQZ-ja njofton se subjektet politike të çertifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja – mund të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifim kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale.

Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim është si në vijim:

·    Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të mediave është 15 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2017;

·    Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës është 30 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 21 shtator 2017;

·    Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave është 25 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 26 shtator 2017;

·    Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është 20 ditë para kësaj dite, pra deri më 2 tetor 2017;

Të gjitha informacionet e detajuara lidhur me aplikim për akreditim të vëzhguesve i gjeni në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sq/vezhgimi-i-zgjedhjeve

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)