KQZ njofton OSBE-në lidhur me përgatitjet e Zgjedhjeve Lokale
Prishtinë, 2 korrik - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në fillim të takimit, kryetari i KQZ-së, Radoniqi njoftoi ambasadorin Davenport lidhur me përgatitjet që po zhvillohen për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe më ecurinë e përgjithshme të zbatimit të aktiviteteve të ndryshme zgjedhore.
Kryetari i KQZ-së, falënderoi shefin e misionit të OSBE-së për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve dhe për KQZ-në.
Në anën tjetër, ambasadori Davenport, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm dhe uroi sukses në organizimin e këtyre zgjedhjeve.