KQZ nënshkruan Memorandum me zyren e BE për vëzhgimin e zgjedhjeve
Prishtinë, 18 maj - Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të nënshkruhen dy Memorandume Bashkëpunimi.
Fillimisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës (MPJ) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Memorandumet e Mirëkuptimit nënshkruhen nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj dhe Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.