20 Janar 2025

KQZ nënshkroi katër memorandume bashkëpunimi

Prishtinë, 20 maj - Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot në ceremoni të ndara, u nënshkruan katër Memorandume Bashkëpunimi lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Memorandum Bashkëpunimi, KQZ – BE.

Fillimisht, KQZ nënshkroi memorandum Bashkëpunimi me Bashkimin Europinan, lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve. Në emër të KQZ-së, Memorandumin e nënshkroi kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, ndërkaq në emër të BE-së, shefi i Zyres së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e vlerësoi lartë gatishmërinë e BE-së për të vëzhguar zgjedhjet e 8 qershorit, duke shprehur besimin se mesazhet nga Kosova do të jenë pozitive. “Jam shumë e lumtur që sot është konfirmuar se do të kemi vëzhgues nga BE-ja, pothuajse në mënyrë të njëjtë sikurse kanë qenë në zgjedhjet e fundit lokale”, tha kryetarja Daka.

Ndërkaq, shefi i Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Zhbogar tha se: \"Zbarkimi i Misionit Vёzhgues tё Zgjedhjeve (MVZ) ёshtё edhe njё provё e pёrkushtimit tё vazhdueshёm tё BE-sё, dhe vijon zbarkimin e njё MVZ nga tetori 2013 deri mё shkurt 2014 pёr vёzhgimin e zgjedhjeve komunale. Kjo reflekton qёllimet afatgjata tё BE-sё pёr tё pёrkrahur zgjedhje tё besueshme, transparente dhe gjithёpёrfshirёse nё Kosovё. Ky mision do tё vёzhgojё pёr sё afёrmi tё gjitha aspektet e zgjedhjeve, duke pёrfshirё punёn pregaditore dhe mjedisin medial dhe do t\'i raportojё institucioneve tё BE-sё dhe shteteve anёtare\".

Memorandum Bashkëpunimi, KQZ – MZHE  
 
Po ashtu, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, i cili përcakton kushtet dhe mënyrën e bashkëpunimit, lidhur me furnizimin me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve të Parakohshme të 8 qershorit.

Pas nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së u shpreh se: “Në zgjedhjet e kaluara nuk kemi pasur asnjë problem sa i përket furnizimit me energji elektrike, shpresoj që edhe kësaj radhe do të kemi bashkëpunimin e njëjtë”. Kurse, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Ismajli theksoi se ngjashëm sikurse në zgjedhjet e kaluara ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Memorandum Bashkëpunimi, KQZ – MSH

Në kuadër të nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të martën u nënshkrua një i tillë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky memorandum ka për qëllim që të përcaktojë bashkëpunimin reciprok në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në drejtim të sigurimit të të dhënave për qytetarët me të drejtë vote, që në ditën e zgjedhjeve gjenden në institucionet përkatëse shëndetësore.

Kryetarja e KQZ-së u shpreh më këtë rast se: “Kjo po bëhet që secilit qytetar me të drejtë vote t’i mundësohet shfrytëzimi i të drejtës për të votuar”. Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, z. Agani tha se: “Do të bejmë çmos që menjëherë t’i informojmë të gjitha institucionet shëndetësore në vend, të fillojnë përgatitjen e listave të pacientëve të cilët llogariten se më datën 8 qershor do të jenë spitalit e vendit dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

Memorandum Bashkëpunimi, KQZ – MD

Ky Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë ka për qëllim sigurimin e të dhënave për të paraburgosurit dhe të burgosurit me të drejtë vote, në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Daka, tha se “Edhe këtyre qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote do t’iu mundësohet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”.

Në anën tjetër Ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi tha pas nënshkrimit të memorandumit se: “Ministria e Drejtësisë, obligimet që i ka marrë sot përballë KQZ-së do t’i kryejë plotësisht, për t’iu mundësuar të gjithë atyre personave që janë në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat korrektuese që të kryejnë obligimin e tyre qytetar”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)