KQZ miraton zëvëndësimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 24 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi rekomandimet për kandidatët e radhës sipas listës së subjektit politik përkatës për zëvëndësimet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatin që pason sipas listës së Subjektit Politik përkatës për zëvëndësimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ceritifikuar në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimet për zëvëndësimin e tre (3) kandidatëve nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 12 dhjetor 2010.