KQZ miraton raportin vjetor për vitin 2013
Prishtinë, 30 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje me shumicë votash, u miratua raporti vjetor i KQZ-së për vitin 2013, i cili do ti dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Raporti i punës për vitin 2013 përkon me mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave dhe kuvendet komunale, organizimi dhe administrimi i të cilave evidenton qartësisht dhe në detaje aktivitetet e KQZ-së në përmbushje të rolit dhe misionit kushtetues dhe ligjor të proceseve zgjedhore.
Raporti i KQZ-së për vitin 2013 pasqyron krahas realizimeve dhe arritjetjeve, edhe problematikat, duke u fokusuar në çështjet që lidhen me ecurinë e punës së KQZ-së.