KQZ miratoi zëvëndësimin e14 anëtarëve të Kuvendeve Komunale
Fillimisht KQZ shqyrtoi dhe miratoi zëvëndësimin e katërmbëdhjetë (14) anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga subjekte të ndryshme politike.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, në lidhje me reformën zgjedhore, u theksua se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucion kryesor për implementimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i duhet hapësirë më e madhe kohore për të bërë gati rekomandimet duke pasur parasysh se draftligji është voluminoz si dhe duke pasur parasysh se ka pasur ndryshime të shumta.
Po ashtu, u pa i nevojshëm mbajtja e një takimi të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të diskutuar për këtë çështje.
Gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për emërimin anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, që do të mbahen më 23 shkurt 2014.