KQZ miratoi zëvëndësimet e 5 anëtarëve të Kuvendeve Komunale
Prishtinë, 23 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 87-të për vitin 2013, të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi zëvëndësimet e pesë (5) anëtarëve të Kuvendeve Komunale sipas Listës së Kandidatëve të Certifikuar për Kuvendet Komunale nga zgjedhjet lokale.
Zëvëndësimet u aprovuan për dy (2) kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës; dy (2) kandidatë të Aleancës Kosova e Re; dhe një (1) kandidat nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës LDD.