KQZ miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut
Prishtinë, 20 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje KQZ miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kryetarja e KQZ-së, bëri të ditur se është njoftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, se 23 shkurti është shpallur datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ miratoi zëvëndësimet e pesë (5) anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga subjekte të ndryshme politike, si dhe miratoi agjendën për takimin e punës së KQZ-së për Mësimet e nxëna të Zgjedhjeve Lokale 2013.