22 Janar 2025

KQZ me 38 vëzhgues në zgjedhjet e Graçanicës

Prishtinë, 16 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.

Fillimisht, KQZ miratoi rekomandimin për akreditimin e Grupit të III-të të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, me gjithsej: 38 vëzhgues.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani nga KQZ për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve është: 388 vëzhgues.

Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, paraqiti një informatë para anëtarëve të KQZ-së lidhur me zbatimin e aktiviteteve të parapara me Planin Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës.

Kryeshefi Halimi bëri të ditur se procesi i përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve është në fazën e fundit të tij.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)