KQZ jep rezultatet preliminare, PDK e para me 33.5 për qind
Prishtinë, 13 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka paraqitur para pak castesh rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Në një konferencë për shtyp, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka prezantuar të dhënat, nga të cilat rezulton se në krye është Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas Dakës, renditja e partive është kjo: PDK 33.5 për qind të votave, LDK 23.6 për qind, AAK 10.8 për qind, Vetëvendosje 12.2 për qind, AKR 7.1 për qind, LDD 3.3 për qind dhe FER 2.2%.
Daka ka theksuar se ky rezultat është paraprak dhe se ka 23 vendvotime më pak që nuk janë përfshirë në të.
Ajo ka shtuar se numri i votave me kusht është 28.564 vota, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 712.526 ose 47.5 për qind.