KQZ-ja miratoi dhe shpalli rezultatet përfundimtare të Drenasit
Prishtinë, 21 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe shpalli Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas.
Kryetarja e KQZ-së, bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë që mund të ndikojë në këto rezultate.
Lidhur me këtp rezultate, KQZ njofton se ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.