KQZ-ja fillon me publikimin e formularëve të rezultateve për zgjedhjet
Prishtinë, 24 tetor - Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve nga Vendvotimet.
Të gjithë kandidatët (për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale) do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin Vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga Vendvotimet.
Publikimi i tyre do të jetë në proces. Pas përfundimit të skanimit të këtyre formularëve nga ndonjë komunë ato do të publikohen pastaj në faqen e KQZ-së.