21 Janar 2025

KQZ-ja asgjëson materialin zgjedhor

Prishtinë, 15 korrik -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat janë mbajtur më 8 qershor të këtij viti.

Sipas KQZ-së, nga asgjësimi përjashtohet materiali, i cili është objekt i hetimeve.

“KQZ-ja ka vendosur për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014. Sipas vendimit të KQZ-së, materiali zgjedhor, që është objekt i hetimeve të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, përjashtohet nga asgjësimi/shkatërrimi”, është thënë në një njoftim e KQZ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)