KQZ: Ibrahim Kryeziu i LDK-së kryeson me 28.3 për qind
Prishtinë, 21 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur sonte në orën 23:20 rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit.
Sipas KQZ kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Kryeziu, kryeson me 28.3 %, ndërsa pas tij radhitet ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhelal Canziba me 26.9 %, Smajl Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 25.8 %, AKR-ja Rexhep Oruqi ka marrë 16.4% dhe Luljea Kadiri LDD 2.6%.
KQZ ka bërë të ditur se në zgjdhje kanë dalë për të votuar 40.51 për qind e qytetarëve, ndërkaq njofton se nuk janë numëruar 405 vota me kusht ato me postë dhe të tjera.
Pas dy ditësh ndërkaq pritet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme të komunës së Rahovecit.