KQZ: Hapen me kohë të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit
Drenas, 4 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Drenasit.
Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenasit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569.
Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 Vendvotime.