28 Dhjetor 2024

KQZ: Haki Rugova fitoi në Istog

Prishtinë, 10 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të garës së balotazhit për kryetar të Istogut, sipas të cilës kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka fituar me 76 për qind të votave kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhiaj, i cili mori 24 për qind të votave.

Paraprakisht, një rezultat të ngjashëm kishte publikuar edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.

Pjesëmarrja në balotazhin për kryetar të Istogut u tha se ishte diku në mbi 29 për qind, nga një trup prej 39 mijë qytetarëve të kësaj komune me të drejtë vote.

Fitoren e Haki Rugovës e ka shpallur edhe Demokracia në Veprim në një konferencë për media. Sipas Demokracisë në Veprim, Haki Rugova ka fituar 8 406 vota, ose 76.1 për qind, ndërsa Shasivar Haxhiaj 2 643 vota ose 23.9 për qind.

Në listën e votuesve kanë qenë të përfshirë 39 703 votues, nga të cilët të drejtën e tyre për votim sot e kanë shfrytëzuar vetëm 11 mijë e 409 votues, ose rreth 30 për qind.

Haki Rugova ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, për zgjedhje fer e demokratike, si dhe është zotuar se do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Istogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)