KQZ e Kosovës, vëzhgon zgjedhjet në Maqedoni
Shkup, 27 prill - Me ftesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke qëndruar në Republikën e Maqedonisë për të vëzhguar nga afër zgjedhjet me theks të veçantë ato parlamentare të cilat mbahen më 27 prill.
Gjatë ditës së shtunë një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka është pritur në takim nga kryetari i KSHZ-së, z. Nikolla Rilkoski dhe anëtarë të tjerë të këtij institucioni.
Fillimisht, Rilkoski shprehu mirëseardhje për anëtarët e KQZ-së, ndërsa i informoi edhe lidhur me përgatitjet që janë bërë për zgjedhjet e së dieles.
Gjatë këtij takimi u dakordua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe në të ardhmen.
Kurse, kryetarja e KQZ-së, Daka pasi falënderoi për mikëpritjen dhe ftesën për të vëzhguar zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë.