15 Janar 2025

KQZ do t’u ofrojë mundësi personave të verbër të votojnë

Prishtinë, 6 qeshor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe Drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku.   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe në këto zgjedhje do t’u ofrojë mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.

Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo Qendër Votimi (889 Qendra Votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe Listën e Kandidatëve të Subjekteve Politike në këtë shkrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që edhe kësaj kategorie ua lehtëson pjesëmarrjen në votime, në Ditën e Zgjedhjeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)