KQZ do ti verifikojë të regjistruarit nga OSBE
Prishtinë, 17 shtator - Ende nuk ka shifër të saktë për numrin e të regjistruarve , ndërsa vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve.
Zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovës, Nikola Gaon ka thënë se në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe kërkesave të Prishtinës e Beogradit, OSBE-ja po e lehtëson procesin e regjistrimit.
Në harmoni me marrëveshjen e Brukselit dhe kërkesave të Prishtinës dhe Beogradit, OSBE-ja është duke e lehtësuar regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, përmes mbledhjes dhe shpërndarjes në dy qendra, Nish dhe Podgoricë."
"KQZ-ja e ka shtyrë afatin për regjistrim jashtë Kosovës deri më 17 shtator dhe stafi po punon pandërprerë. Kjo punë është në vazhdim e sipër. Një numër i stafit lokal dhe ndërkombëtar është i përfshirë në operacion, ka thënë Gaon, shkruan REL.
Në anën tjetër, zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë deklaruar se OSBE-ja, përmes procesit të regjistrimit të votuesve, të cilët jetojnë në Serbi dhe Mal të Zi, po ia lehtëson KQZ-së qasjen në aplikacione.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, se ky komision do ta ketë fjalën e fundit rreth asaj se janë ose jo të vlefshme materialet që do tia sjellë OSBE-ja.
OSBE-ja i lehtëson procedurat. Pra, vetëm i bart aplikacionet, në mënyrë që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tia lehtësojë qasjen në aplikacionet e votuesve që janë në Serbi dhe Mal të Zi."
"Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti kryejë të gjitha procedurat e verifikimit dhe, po ashtu, të gjitha procedurat ligjore, ka theksuar Elezi.