KQZ diskuton për regjistrimin të tri partive te reja politike
Prizren, 8 gusht - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur së sot do të mbaj sot mbledhjen e radhës në të cilën do të diskutoj për regjistrimin e tri partive të reja politike.
KQZ diskuton për rekomandimin për rishqyrtim lidhur me regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Balliste”, rekomandimin për regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Euroatlantike e Kosovës” dhe rekomandimin për regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Demokratike e Diasporës”.
Po ashtu në këtë mbledhje do të behët edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.