20 Janar 2025

KQZ dhe Policia hartojnë Plan operacional për zgjedhje

Prishtinë, 13 maj - Në kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2014 dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, pritën në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili shoqërohej nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve në kuadër të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kryetarja Daka në emër të KQZ-së shprehu falënderime për angazhimin e Policisë së Kosovës në kryerjen me sukses të detyrave në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor edhe në të kaluarën. Në këtë aspekt, znj. Daka shprehu gatishmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bashkëpunuar në vazhdimësi.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka filluar me përgatitjet e nevojshme në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore që ka dhe do të bashkërendojë aktivitetet me KQZ-në dhe institucionet tjera në funksion të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e fundit të hartimit të Planit Operacional të Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)