27 Dhjetor 2024

KQZ dhe KZAP kërkojn ndryshimin e ligjit për zgjedhjet

Prishtinë, 15 mars - Parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë kanë shtyrë dy institucionet kryesore zgjedhore të kërkojnë ndryshimin urgjent të ligjit zgjedhor.


Dy institucionet kryesore zgjedhore kërkojnë urgjentisht ndryshimin e ligjit zgjedhor, me qëllim të evitimit të parregullsive që janë shënuar në zgjedhjet e fundit lokale. 


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thonë se ligji aktual ka hapësirë për interpretime të dyfishta, gjë që ka shkaktuar konfuzitet dhe ka reflektuar në vonesa e parregullsi të shumta.


Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta deklaroi se ligji ka defekte të mëdha dhe ka vështirësuar në shumë raste punën e organit të zgjedhjeve. “Si Komision Qendror i Zgjedhjeve që kemi aplikuar këtë ligj, kemi parë se ligji ka shumë mangësi dhe defekte në kapituj të tërë. Për këtë arsye duhen bërë ndryshime të mëdha. Të hiqet votimi me kusht, ai me post të shqyrtohet dhe të definohen kompetencat e KZAP. Këto vërejtje i ka bërë edhe Komisioni Evropian dhe shpresojmë që do të konsultohet edhe KQZ kur të filloj ndryshimi i këtij ligji”, tha Lushta.


Ndërsa kryetari i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Tahir Rrecaj tha se ligji për zgjedhjet duhet të ndryshohet në 90 për qind të materies së tij. “ Ligji për zgjedhjet duhet të fillohet të ndryshohet në masën mbi 90 për qind. Ligji ka shumë paqartësi, lë shumë dualizma, lë mundësi dhe interpretime të shumëfishta, prandaj urgjentisht duhet të ndryshohet. Ajo që duhet lënë është vetëm struktura gjinore dhe nacionale e përbërjes së asambleve komunale, ndërsa pjesa tjetër duhet të ndryshohet tërësisht”, tha Rrecaj.


Ndryshim të ligjit të zgjedhjeve ka kërkuar edhe rrjeti i OJQ-ve që kanë monitoruar procesin zgjedhor. “ Demokracia në veprim” ka kërkuar që ligji të ndryshojë në përmbajtje për shkak të shumë parregullsive që janë evidentuar si pasojë e defekteve që ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)