15 Janar 2025

KQZ dhe BE nënshkruajnë Memorandum për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 6 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi lidhur me vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Në emër të KQZ-së nënshkroi kryetarja, Valdete Daka, ndërsa në emër të BE-së, Shefja e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në fillim të fjalës së saj, kryetarja Daka u shpreh se për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore të një procesi zgjedhor dhe se nënshkrimi i këtij Memorandumi është shprehje e përkushtimit të këtij institucioni për avancimin e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si çdo herë, Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian është i mirë se ardhur në Kosovë. Ky mision ka qenë prezent edhe në Zgjedhjet e 11 qershorit dhe KQZ-ja ka adresuar me seriozitet rekomandimet preleminare të këtij misioni, për çfarë ka hartuar një Plan Veprimi për zbatimin e tyre”, tha Daka.

Ajo u bëri thirrje mediave, subjekteve politike të certifikuara, organizatave vendore e ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve si dhe përfaqësuesve të vendëve të huaja – që të dorëzojnë në KQZ kërkesat e tyre për akredimin e tyre si vëzhgues të zgjedhjeve. 

Shefja e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se është e kënaqur që BE do të dërgojë një mision vëzhgues për këto zgjedhje lokale, gjë që e konfirmon përkushtimin e BE-së për Kosovën dhe zhvillimin e saj demokratik.

"Më lejoni t'i rikujtoj fjalët e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini, e cila na përkujtoi këtë të hënë në Bled se cdo partner i joni në rajon, përfshirë Kosovën, ka perspektivë drejt Bashkimit Evropian."

"Njerëzit e Kosovës i duan dhe i meritojnë mundësitë, mbrojtjet dhe të drejtat e njejta sikur të gjithë qytetarët e tjerë të kontinentit tonë."

"Prandaj, kur ne i ftojmë politikbërësit e Kosovës që të fokusohen në reforma, në cështjet me rëndësi për njerëzit dhe jetën e tyre të përditshme, duhet ta dini se e bëjmë këtë sepse ne dëshirojmë që Kosova të ketë sukses.  Mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare është një kontribut i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi", ka theksuar Apostolova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)