KQZ decertifikon kandidatët e dënuar nga Gjykatat e Kosovës
Prishtinë, 8 shtator - Nën udhëhqjen e Valdete Dakes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës.
KQZ po ashtu do te bej shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e çertifikuara të Subjekteve Politike.
Po sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve orgaizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet Lokale.