19 Janar 2025

KQZ certifikon Goran Rakic si krytar të Mitrovicës se Veriut

Prishtinë, 3 mars - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, fillimisht, u shqyrtuan dhe u miratuan raportet e disa prej mbledhjeve të kaluara të KQZ-së.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e Rezultatit Përfundimtar të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut, të mbajtura më 23 shkurt 2014.

Sipas Rezultateve Përfundimtare të Certifikuara nga KQZ, fitues është Goran Rakic nga Iniciativa Qytetare Serbe me 2 778 vota apo 52.84%. 

Po ashtu, u bë e ditur se më 10 mars Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nënshkruajë Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)