20 Janar 2025

KQZ certifikoj 12 subjekte politike për zgjedhjet e 8 qershorit

Prishtinë, 20 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 29-të të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo.

Në këtë mbledhje, KQZ certifikoi grupin e dytë dhe të fundit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen më 8 qershor. KQZ miratoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për certifikimin e 12 Subjekteve Politike, si në vijim: 
  
1   NOVA DEMOKRATSKA STRANKA - EMILJA REDŽEPI     
2   ALEANCA KOSOVA E RE  - BEHGJET PACOLLI     
3  PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TE KOSOVËS  -  DANUSH ADEMI     
4   KOSOVA TÜRK ADALET PARTİSİ  - ARIF BÜTÜC     
5  LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS  -  ISA MUSTAFA     
6  ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS  - RAMUSH HARADINAJ     
7   LËVIZJA GRUPIMI TRADICIONAL SHQIPTAR  -  SALIH SALIHU     
8   SRPSKA LISTA  -  ALEKSANDAR JABLANOVIĆ     
9   NISMA PËR KOSOVËN  -  FATMIR LIMAJ     
10  LËVIZJA VETËVENDOSJE - ALBIN KURTI     
11 POKRET ZA DEMOKRATSKI PROSPERITET -  DRAGIŠA MIRIĆ     
12    KOALICION - PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK, PARTA E DREJTËSISË - PD, LËVIZJA PËR BASHKIM - LB, PARTA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS - PSHDK, PARTIA KONSERVATORE E KOSOVËS - PK  -  HASHIM THAÇI    

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 18 Subjekte Politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Numri i përgjithshëm i Subjekteve Politike të certifikuara për të marrë pjesë në këto zgjedhje është: 30 (tridhjetë), prej tyre janë: 18 Parti Politike; 7 Iniciativa Qytetare; 1 Kandidat i Pavarur; dhe 4 Koalicione.

Po ashtu, KQZ miratoi rekomandimin për decertifikimin e kandidatit të partisë politike SDA, si dhe miratoi zëvëndësimin e një anëtari të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Shtime, sipas kërkesës së subjektit politik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)