KQZ çertifikoi zgjedhjet
Prishtinë, 7 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka çertifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar 34 ulëse, LDK 27, lëvizja Vetëvendosje 14 ulëse, AAK 12 dhe Koalicioni AKR 8 ulëse.
Ndërkaq pakicat, përveç 20 ulëseve të rezervuara, kanë fituar edhe 5 vende tjera.
KQZ ka konfirmuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar këtë organ se ka vendosur që të lëshoj postin e deputetit, në të cilin është zgjedhur për të vazhduar mandatin në postin e kryetarit të Prishtinës.