20 Janar 2025

KQZ certifikoi listën përfundimtare të votuesve

Prishtinë, 28 maj -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 34-të të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, fillimisht u miratua raporti i mbledhjes së 32-të të KQZ-së.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve (2014) për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila bazohet në Ekstraktin e Regjistrim Civil.

Lista Përfundimtare e Votuesve përmban 1 milion e 782 mijë e 454 emra të votuesve, të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna.

Votuesit e rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të 8 qershorit, janë: 33 mijë e 735 votues. 

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e 430 vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)