17 Janar 2025

KQZ certifikoi kandidatët për zgjedhjet për Kryetar të Drenasit

Prishtinë, 12 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj. 

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre.

Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve:  Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehmi Berisha nga subjekti Fjala, Xhavit Drenori, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani kandidat te pavarur.

Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, z. Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)