KQZ certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në zgjedhjet e Graçanicës
Prishtinë, 29 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 53-të në vitin 2014 të kryesuar sipas radhës nga anëtari, Betim Gjoshi.
Në hapje të mbledhjes, Gjoshi njoftoi se përgatitjet për zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës, që do të mbahen më 18 janar 2015, janë duke shkuar sipas planifikimeve të bëra nga KQZ.
Në këtë mbledhje, me të vetmen pikë të rendit të ditës, KQZ certifikoi subjektet politike dhe kandidatët e tyre për pjesëmarrje në këto zgjedhje.