KQZ, çertifikohen 92 subjekte politike
Prishtinë, 17 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka çertifikuar plot 92 subjekte politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Ndërkohë që janë për t\'u çertifikuar edhe 9 subjekte politike nga KQZ-ja. Udhëheqësja e zyrës së KQZ-së Miradije Mavriqi thotë se është KQZ-ja ajo që do ta thotë fjalën e vetë në mbledhjen e radhës për certifikimin edhe të nëntë subjekteve të fundit që kanë mbetur pa u certifikuar.
Zyra e ka shqyrtuar dokumentacionin vetëm kemi rekomandimet për nëntë subjekte politike, jemi në procedurë, do të thotë sot ose nesër kur do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së janë për pesë parti politike dhe 4 iniciativa qytetare, tha Mavriqi për Radio Kosovën.
Ndërsa nuk bëhet e ditur se si do procedohet me Listën qytetare Serbia, në KQZ thonë se nëse kjo listë i përmbush kushtet do të certifikohet.
Kushti kryesor është ndryshimi i emrit të saj.