KQZ bën certifikimin e rezultateve
Prishtinë, 8 korrik - Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nacionale të mbajtura me 11 qershor.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së në një konferencë për media ka bërë të ditur se sipas rezultateve finale, koalicioni PAN prin me 39 ulëse të fituara në Kuvendin e ri të dalë nga këto zgjedhje, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 ulëse, pastaj renditet e treta koalcioni LDK-AKR-Alternativa me 29 ulëse, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse, derisa Partia Liberale Serbe ka fituar një ulëse.
Ndërsa turqit, boshnjakët dhe ashkalitë kanë fituar nga dy ulëse, derisa egjiptianët, goranët dhe romët kanë fituar nga 1 ulëse.
Sa i përket numrit sipas votave prin Koalicioni PAN me 245 mijë vota e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 240 mijë vota.