KQZ asgjëson materialin zgjedhor të Komunës së Graçanicës
Prishtinë, 13 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës, të cilat u mbajtën më 18 janar 2015.
Po ashtu, KQZ miratoi kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme komunale, nga subjekte politike të ndryshme.